Çfarë do të bëjë Italia me ata që e kanë kaluar Covid-in? Zbardhet qarkorja e ministrisë së Shëndetësisë për vaksinimet
Ministria e Shëndetësisë në Itali i ka hapur rrugë mundësisë së dhënies së vetëm një doze vaksine anti-Covid për ata që e kanë kaluar tashmë infeksionin e shkaktuar nga virusi SarsCov2.
Në një qarkore sqarohet se ata që kanë kaluar infeksionin të vaksinohet në një periudhë 3 deri në 6 mujore me një dozë të vetme vaksine. Praktika e dhënies së një doze të vetme nuk do të ndiqet te ata që kanë kaluar infeksionin por që vijojnë të kenë probleme të ndryshme me shëndetin.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.