Çfarë duhet të bëni nëse vizitoni një vend ku askush nuk flet anglisht
Mund t’ju ndodhë që të shkoni në vende ku askush nuk di dhe nuk mund të flasë anglisht, e madje askush nuk flet një gjuhë të huaj përveç asaj lokale. Nuk keni pse të shqetësoheni ja disa gjëra që duhet të bëni.
- Mos u frikësoni
Logjika dhe qetësia janë miqtë tuaj më të mirë. Ju mund të shqetësoheni nëse po humbisni avionin apo se nuk mund të gjeni hotelin tuaj. Por nuk duhet të frikësoheni pasi herët ose vonë dikush do t’ju ndihmojë. Qëndroni pozitiv.
- Shkruani emrin e hotelit në gjuhën lokale
Para se të largoheni për në destinacionin që do të shkoni, kërkoni që të shkruhet emrin e hotelit në gjuhën lokale të vendit, ose merrni një kartë biznesi me detajet e hotelit. Në këtë mënyrë nëse humbet çdokush mund t’ju çojë në drejtimin e duhur me një taksi.
- Merrni një aplikacion
Nëse do të përdorni telefonin tuaj të mençur jashtë vendit, shkarkoni një aplikacion përkthimi. E preferuara është “Google Translate”, e cila mbulon dhjetëra gjuhë. Ju mund të keni një bisedë me dikë që mund t’ju orientojë. Në këtë mënyrë ju regjistroni dhe aplikacioni do ta përkthejë atë në gjuhën angleze. Aplikacioni do të funksionojë jashtë linje nëse nuk ka 4G ose Wi-Fi në dispozicion. Është falas për iPhone dhe Android.
- Blini një fjalor
Mos harroni se telefoni juaj i mençur mund të mos funksionojë kudo në botë dhe nëse bateria juaj bie, do t’ju nevojitet një plan rezervë. Nëse po shkon drejt një vendi ku fuqia është e kufizuar dhe folësit anglisht janë të vështirë për tu gjetur, ia vlen të investosh në një fjalor.
- Shkoni në një hotel
Kudo që të jeni, kërkoni strehim në vendin më të afërt, mundësisht një hotel luksoz ose biznes (i cili do të jetë i mësuar me mysafirët ndërkombëtarë). Hotelet pothuajse gjithmonë kanë një person në staf që mund të flasë anglisht.
- Gjeni një zyrë turistike
Ashtu si me hotelet, zyrat turistike përdoren për të bashkëvepruar me vizitorët ndërkombëtarë dhe mund të gjeni njerëz që flasin shumë gjuhë.
- Kërkoni njerëz të rinj
Mund të kërkoni ndihmë nga të rinjtë sepse me shume gjasa ato mund të kenë studiuar në gjuhën angleze, dhe janë shume më ndryshe se sa të moshuarit që kanë dekada që nuk e praktikojnë gjuhën e tyre të dytë.
Gjëja kryesore që duhet të kujtoni është se njerëzit në mbarë botën janë të dobishëm dhe mund t’ju ndihmojnë edhe nëse nuk e dinë gjuhën që ju flisni.
Ylber Shehu/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.