Çfarë duhet të përmirësojë qeveria – Shqiptarët përgjigjen në sondazhin online të kryeministrit

Drejtësia, administrata, arsimi, bujqësia dhe shëndetësia janë fushat ku qeveria e ardhshme do të duhet të fokusohet për të patur rezultate më të ndjeshme për publikun. Është ky rezultati i sondazhit të kryer në Facebook në faqen e kryeministrit Edi Rama, ku ndjekësit e faqes komentuan idetë e tyre në vijim të pyetjes së bërë në postimin : “ÇFARË DUHET TË PËRMIRËSOJMË?”.
Pesë çështjet kyçe janë pikërisht ato të renditura më sipër, të sugjeruara 5237 herë nga komentuesit e rrjetit social. Ndërsa 10 çëshjet kryesore, të përpunuara nga rreth 6 mijë komente janë:
1. Drejtësia
2. Administrata
3. Arsimi
4. Bujqësia
5. Shëndetësia
6. Punësimi
7. Rilindja urbane
8. Shtet
9. Ekonomia
10. Turizmi
Gjithashtu, 18,4% e komentuesve shprehen se kërkojnë që procesi i reformës në drejtësi të kryhet më shpejt, pasi e shohin si zgjidhje për një sërë problemesh të tjera si korrupsioni, abuzimet, pabarazia, problemet me pronat, e deri tek rritja e investimeve të huaja.
15,6% e pjesëmarrësve në sondazh shprehen ndërkohë se kërkojnë një reformim të administratës publike. Sipas tyre ky reformim duhet të jetë tërësor, duke prekur si shërbimin e pasjellshëm dhe dhënien e informacionit, e deri tek punësimi i profesionistëve përmes meritës, dhe ofrimi i shërbimeve digjitale e të qendërzuara.
Ndër sugjerimet e tjera të bëra nga publiku, bien në sy kërkesa specifike si pagesa e mësueve në varësi të rezultateve të nxënësve, vendosja e rregullave të rrepta për përdorimin e pesticideve dhe kimikateve të dëmshme, mbështjetja e bizneseve të të rinjve apo që punësojnë të rinj, ulja e taksave, si dhe afrimin e investitorëve të mëdhenj në turizëm.
Rezultatet e sondazhit janë bërë publike nga vetë Rama në faqen e tij në Facebook, përmes një raporti, i cili i është vënë në dispozicion sipas tij edhe grupit të punës për mekanizmat e Bashkëqeverisjes me njerëzit.
RAPORT PËR JUMë poshtë keni përmbledhjen e raportit që i është vënë në dispozicion Grupit të Punës për mekanizmat e…
Posted by Edi Rama on Friday, July 7, 2017
Angelo Haruni/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.