Çfarë e pengon fiskalizimin? – Shkodra: Kultura financiare dhe infrastruktura
Kultura e ulët financiare e bizneseve kryesisht të vogla dhe infrastruktura jo e mirë, janë dy problemet kryesore që mund të pengojnë implementimin me sukses të projektit të fiskalizmit. Iniciativa më e fundit e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, që synon të reduktojë infomalitetin, parashikohet të hyjë në fuqi me 1 Janar 2020, ku të gjitha bizneset do të pajisen me një aplikacion të ri për deklarimin e faturave në kohë reale.
Sa i takon infrastrukturës, sipas Ministrisë së Financave dhe të Ekonomisë, rezulton se 92 për qind e bizneseve janë të mbuluar me internet, ndërsa për pjesën e mbetur do të mendohet një zgjidhje tjetër.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.