Çfarë është “Dhëmbi i ëmbël” ?

Nëse ju pëlqeni shumë ëmbëlsirat dhe sidomos tortat e çokollatat atëherë thuhet se ju keni një dhëmb të ëmbël.
Që në kohët e lashta njerëzit preferonin më shumë të konsumonin një frut të freskët e të ëmbël i cili i jepte energji sesa një ushqim të kripur që mund edhe të ishte helmues.
Por, pse ëmbëlsirat pëlqehen kaq shumë?
Sepse janë të lidhura me ndjenjën e kënaqësisë…por jo vetëm. Gëzimi që ndjeni kur hani diçka të ëmbël lehtësohet nga të njëjtat sisteme biokimike të ngjashme me morfinën në tru që mendohet të jenë baza për të gjitha aktivitetet shumë të dobishme.Megjithatë, ndjenja e shijes së dikujt është ndryshe nga ajo e dikujt tjetër. Të dhënat shkencore mbështetin ekzistencën e dhëmbit të ëmbël ndoshta në gjysmën e të gjithë njerëzve.
Nga pikëpamja evolucionare, mbijetesa jonë varet nga aftësia jonë për të marrë energji nga dieta jonë. Një nga burimet kryesore të energjisë janë edhe karbohidratet, të cilat përfshijnë sheqernat. Për të maksimizuar marrjen e energjisë tonë, preferenca jonë për ushqim në përgjithësi rritet me intensitetin e ëmbëlsisë së saj.Njerëzit nuk janë vetëm: Një pjesë e mirë e kafshëve gjithashtu tregojnë një preferencë për ëmbëlsi.
E.T /SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.