Çfarë është një biznes social?
Edhe pse shumica e njerëzve nuk dinë të japin një përkufizim të saktë kur i pyet se çfarë është një biznes social, mund të themi se të gjitha bizneset e motivuara nga shkaku janë biznese sociale.
Në një biznes social, investitorët apo pronarët mund të marrin gradualisht paratë që kanë investuar por nuk mund të marrin asnjë dividend përtej kësaj pike.
Qëllimi i investimit është arritja e objektivave sociale nëpërmjet operimit të kompanisë dhe nuk kërkohet fitim personal nga ana e investitorëve.
Kompania duhet të mbulojë të gjitha shpenzimet dhe të arrijë të bëjë fitime dhe në të njëjtën kohë të arrijë objektivin social si kujdes shëndetësor për të varfërit, shërbime financiare për të varfërit, ushqim për fëmijët e keq ushqyer, marrjen në punë të personave pa të ardhura etj.
Impakti i biznesit në njerëz apo në mjedis, në vend të shumës së fitimit të bërë në një periudhë të caktuar mat suksesin e biznesit social.
Qëndrueshmëria e kompanisë tregon se si po ecën biznesi dhe qëllimi i kompanisë është arritja e qëllimeve sociale.
Pse nuk mundet që bizneset sociale të mbajnë për vete qoftë edhe një pjesë të vogël të fitimit?
Nëse një biznes social merr një pjesë të fitimit është e njëjta gjë si pirja e një cigareje të vetme në një ambient ku nuk lejohet duhani, nuk ka të bëjë me problemin që shkakton sepse por shkatërron forcën e të menduarit. Ju humbisni shumë për një favor të vogël.
Biznesi social ka të bëjë me sakrificën e plotë të shpërblimit financiar nga biznesi. Bëhet fjalë për të dalë nga kuadri i vjetër i biznesit dhe nuk ka të bëjë me vendosjen e rregullave të reja brenda kuadrit ekzistues.
Kapitalizmi e ka krijuar varfërinë duke u fokusuar vetëm në fitim. Ndërtoi përrallën e prosperitetit për të gjithë por kjo nuk ndodhi kurrë.
Biznesi social prezanton një dimension tërësisht revolucionar për ekonominë e tregut të lirë.
Nuk ndërhyn në mekanizmin përmes së cilit punon biznesi fitimprurës normal dhe zgjon kapitalizmin, menaxhimin nga ekspertët e biznesit dhe konkurrencën por siç e thamë dhe më sipër investitorët këtu nuk marrin dividentë.
Kënaqësia e fituar në arritjen e qëllimeve të caktuara shoqërore janë motivi i vetëm pas investimit dhe biznesi do të vlerësohet sipas këtij standardi.
Në thelb ky është një biznes jo-humbjeje, jo divident dhe synon edukimin e objekteve sociale, shëndetin, mjedisin dhe gjithçka tjetër duhet për të trajtuar problemet me të cilat ballafaqohet shoqëria.
Viola Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.