Çfarë është “Rrugëtimi Fishtian”? Shpallet tenderi me fond 5.1 milionë lekë/ DETAJET

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka shpallur një tender me objekt “Itinerari Kulturor – Gjurmët Fishtiane”. Fondi i vënë në dispozicion të projektit është 5.1 milionë lekë.
Sipas dokumentacionit bashkëlidhur tenderit, ky buxhet do të vihet në dispozicion të hartimit të rrugëtimit Fishtian, muzealizimin e banesës ku At Gjergj Fishta ka jetuar vitet e para, si dhe hartimit të projektit të ndërtimit të hapësirës memorial multifunksionale ku Fishta ka lindur.
Tenderi i shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik do të qëndrojë i hapur deri më 26 korrik dhe ka një afat kohor për ekzekutim prej 3 muajsh, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.