Çfarë është SPAC, agjencia e re që do të krijojë miliarderi evropian Bernard Arnault?

Miliarderi i sendeve luksoze Bernard Arnault është bashkuar me investitorë të famshëm dhe ish-kreun e firmës italiane të shërbimeve financiare UniCredit për të filluar një SPAC.
Personi i katërt më i pasur në botë dhe pronari i LVMH është bashkuar me ish-shefin ekzekutiv të UniCredit Jean Pierre Mustier për të krijuar një kompani blerje me qëllim të veçantë me në fokus në firmat financiare “inovative” evropiane.
Një kompani blerëse për qëllime të veçanta – ose SPAC – është një njësi ekonomike që ekziston vetëm për të listuar në bursë për të mbledhur para, me shpresën e gjetjes dhe bashkimit me një kompani të synuar për t’i bërë ato publike.
Më shumë se 140 SPAC janë bërë publike në SHBA këtë vit, duke mbledhur më shumë se 45 miliardë dollarë. Por bumi i SPAC po tërheq interesin e investitorëve evropianë.
Mustier dhe ish-bankieri i Bankës së Amerikës Diego De Giorgia do të jenë partnerët operativë të SPAC, i cili do të quhet Pegasus Europe dhe do të renditet në Amsterdam, sipas Financial Times.
Kompania mbajtëse Tikehau Capital dhe Arnault Financière Agache do të jenë sponsorë strategjikë dhe financiarë. Një deklaratë e lëshuar nga Tikehau tha se ato “do të sjellin burime domethënëse dhe mbështetje për kompaninë”.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.