Çfarë mund të bëjë Biden për ekonominë amerikane? 5 lëvizjet e para politike
Dëmi social dhe ekonomik që pandemia e COVID – 19 solli, ndihmoi në fitimin e zgjedhjeve presidenciale nga Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë. Muajt e parë të Biden, sigurisht, do t’i “kushtohen” trajnimit të tij në detyrën e re.
Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten ende në një ndarje të ashpër, partia e Biden ka kontrollin e Shtëpisë së Bardhë dhe një shumicë të Senatit, duke pasur në këtë mënyrë më shumë hapësirë se sa pritej. Por, cilët do të jenë hapat e parë të Biden?
- Më shumë buxhet për menaxhimin e pandemisë
Që nga fitimi i zgjedhjeve në nëntor, Biden ka premtuar për ndihmë shtesë për përballimin e pandemisë së COVID – 19, si dhe planet e tij për “të dalë” nga situata.
Demokratët thuhet se po përgatisin një plan që mund të përfshijë kontrolle të reja stimuluese për shumicën e familjeve. Sigurimi i parave për qeveritë shtetërore dhe lokale – financimi që republikanët bllokuan ndërsa Donald Trump ishte në detyrë, është një tjetër përparësi kryesore.
Ka pak dyshim se Republikanët do të “luftojnë” planet. Por, disa analistë të Wall Street, të tillë si ata në Goldman Sachs, tashmë po japin 750 miliardë dollarë, për të pritur “më mirë” Biden në detyrën e re.
“Kjo, të paktën, duhet të jetë më e lehtë për t’u bërë”, thotë Chris Low, kryekonomist në FHN Financial.
- Thirrje për ngritjen e pagës minimale dhe taksat
Biden ka thënë se ai dëshiron të dyfishojë pagën minimale të Amerikës në 15 dollarë në orë, një përparësi e vjetër e sindikatave dhe grupeve të avokimit liberal. Ai ka premtuar gjithashtu se do të nxisë politikat për rritjen e taksimit së të pasurve dhe pjesërisht të anulojë uljen e taksave të dhëna të kompanive gjatë administratës Trump, kur nivelet më të larta ranë nga 35% në 21%.
Sidoqoftë, edhe me shumicën demokratike, nuk është e qartë se ideja do të bëhet realitet së shpejti, pasi marrja e masave të tilla do të kërkonte ndoshta një mbështetje republikane. Analistët e Wall Street, të paktën, po vënë bast se taksat më të larta për të pasurit janë jashtë tryeze për momentin.
Por, Jason Furman, një profesor në Shkollën Harvard Kennedy dhe këshilltar ekonomik nën presidencën e Barack Obama-s, tha se mendon se një ngritje e vogël mbetet opsion i mundshëm.
“Presidenti Biden do të jetë në gjendje të marrë vetëm një pjesë të asaj që ai ka kërkuar, sepse ai nuk mund të bëjë më shumë sesa ajo që kërkon senatori më i moderuar Demokrat. Unë mendoj se ai do të marrë disa rritje taksash për familjet dhe korporatat me të ardhura të larta, por jo një shumë të madhe” u shpreh Furman.
- Investime në “ekonominë e gjelbër”
Gjatë fushatës, Biden u zotua të fillojë lëvizjen në ekonominë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me investime masive në infrastrukturë, me një theks të veçantë në ekonominë jeshile, si stacionet e karikimit për automjetet elektrike.
Kjo ide, në fakt, ka mjaft mbështetje nga grupet e biznesit dhe ekziston një teori se ekonomia jeshile mund të bëjë bashkë konservatorët me liberalët.
Sipas Furman, Biden mund të kërkojë një paketë të menjëhershme të ndihmës ekonomike (shumë shpejt), e më pas një paketë të dytë më të madhe investimesh me rritjen e taksave dhe financimin e tranzitit publik, trenave, etj.
Por, mbledhja e Kongresit në bord për diskutimin e shpenzimeve të konsiderueshme të punëve publike është më e thjeshtë në fjalë sesa në vepra.
Në fund të fundit, Donald Trump gjithashtu promovoi planet e infrastrukturës – premtime që u bënë një shaka e vrazhdë në Uashington, pasi vazhdimisht dështuan të përparonin. Dhe, shumë politika “miqësore me klimën” mbeten të diskutueshme në qarqet republikane dhe të biznesit.
- Ndryshime në politikat e imigracionit dhe mjedisit
Biden nuk do të ketë nevojë të varet nga Kongresi për gjithçka dhe ai ka të ngjarë të përqendrojë fuqinë e tij ekzekutive në çështje si emigracioni dhe mjedisi, dy fusha ku bota e korporatave shpesh ndahet nga administrata Trump.
Ai ka premtuar të kthejë ”mbrapsht” shpejt veprimet e Trump, duke përfshirë përsëri ribashkimin e Marrëveshjes së Klimës në Paris dhe dhënien fund të ndalimeve të udhëtimit nga disa vende me shumicë myslimane.
Biden gjithashtu ka fuqinë për të ndikuar në politikën përmes të emëruarve, rregullave të reja që përmirësojnë çështje si ndotja.
- Falja e kredive studentore
Nuk është e qartë se sa larg do të shkojë Biden kur bëhet fjalë për përdorimin e fuqisë së tij në Shtëpinë e Bardhë. Udhëheqësit demokratë si senatorët Elizabeth Warren dhe Chuck Schumer, e kanë shtyrë atë të nënshkruajë urdhra ekzekutivë, duke fshirë deri në 50.000 dollarë borxhe studentësh që i detyrohen qeverisë federale.
Biden deri më tani ka kundërshtuar thirrjet për të anuluar në mënyrë të njëanshme borxhet e tilla, duke ruajtur pozicionin që kishte gjatë fushatës së tij zgjedhore, kur ai mbështeti propozimet legjislative për të falur deri në 10.000 dollarë në kreditë studentore federale.
Burimi origjinal: BBC
Përshtati në shqip: SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.