Çfarë ndodh në 1 minutë në internet?

Vetëm para pak kohësh Facebook zbuloi se kishte mbi 2 miliardë përdorues aktivë mujor. Kjo nënkupton se në çdo muaj, mbi 25% e popullsisë së botës futet në llogarinë në Facebook të paktën një herë.
Për ta vënë në perspektivë, do të ishte sikur banorët e 700 vendeve me popullsinë e Shqipërisë të futeshin të gjithë në adresën e tyre, përfshirë këtu fëmijët dhe të moshuarit.
Kjo tregon vetëm se bota po përparon me hapa galopantë drejt dixhitalizimit dhe aksesit në internet. Ja çfarë ndodh në 1 minutë në vitin 2017:
Në universin e mediave sociale tashmë nuk ka më barriera hyrjeje dhe pothuajse një pafundësi llogarish e përmbajtjeje konkurruese. Sfida që nuk mbaron kurrë është si të dallosh në mes të turmës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.