Çfarë ndodhi me presidentin e ri të Ukrainës?!
Autoritetet zgjedhore në Ukrainë kanë emëruar zyrtarisht yllin televiziv dhe komedianin, Volodimir Zelenskiy, si president i ri i vendit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paraqitur rezultatet zyrtare të votimit të 21 prillit, duke treguar se Zelenskiy mundi presidentin aktual Petro Poroshenko duke fituar 73% të votave.
Zelenskiy do të jetë në gjendje të kryejë zgjedhje të parakohshme në parlament, i cili aktualisht është i dominuar nga aleatët e presidentit që largohet. Parlamenti tani ka një muaj kohë për të caktuar datën për ceremoninë e inaugurimit.
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.