Çfarë ndodhi me tregtinë e jashtme në 2019? Dalin shifrat vjetore/ Eksportet “gropë”, deficiti u thellua
Viti 2019 ka qenë një vit i vështirë për tregtinë e jashtme të Shqipërisë. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se në vitin 2019, eksportet e mallrave arritën vlerën 299 miliardë lekë duke u ulur me 3.8 % në krahasim me vitin 2018.
Importet, nga ana tjetër, u rritën me 1.2 % krahasuar me një vit ëm parë ndërsa deficiti tregtar arriti vlerën 350 mld lekë duke u rritur me 5,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018.
Çfarë ndikoi në rënien e eksporteve?
Eksportet gjatë këtij viti janë ulur me 3,8 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve janë: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -2,5 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -2,0 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -1,8 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të eksporteve kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Ushqim, pije, duhan” me +1,0 pikë përqindje, “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi” me +0,9 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me +0,5 pikë përqindje.
Çfarë ndikoi te importet?
Në vitin 2019 importet janë rritur me 1,2 %, krahasuar me vitin 2018. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të importeve.janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +1,4 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +0,6 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me +0,2 pikë përqindje. Në ndryshimin
vjetor të importeve kanë ndikuar negativisht grupet: “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” me -0,6 pikë përqindje, “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” me -0,2 pikë përqindje dhe “Tekstile dhe këpucë” me -0,2 pikë përqindje.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.