Çfarë po ndodh me Bypass-in e Fierit – Ministria e Infrastrukturës publikon imazhet
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se punimet në Bypass-in eFierit po ecin me ritëm të lartë.
Aktualisht ka mbaruar vendosja e tombinove dhe po punohet për mbushjen përreth mbikalimeve, shtresat e karrexhatës së djathtë dhe rrugët paralele/sekondare.
Gjithashtu po punohet me rregullimet dhe sigurimin e urës dhe mbrojtjen nga erozioni dhe ngritja e nivelit të ujit.
Pritet që hapja e të dy korsive me të gjitha standardet në këtë aks do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve, shkurtojë distancën drejt jugut dhe lidhë tre akse të rëndësishme kombëtare.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.