Çfarë po ndodh me kriptovalutat, a ka plasur “flluska e artë”?

Jo më larg se një vit më parë, pikërisht në këtë kohë, Bitcoin kishte arritur kulmin dhe ne gjendeshim në mes të atij tërmeti të krijuar. Bitcoin ishte shndërruar në kryefjalën e çdo dite. Kriptovaluta ishte mbretëresha e tregjeve financiare dhe vlera i tejkalonte 20 mijë dollarë.
Por një vit më pas gjërat kanë ndryshuar. Sot ajo ‘flluska e artë’ e Dhjetor-Janarit të kaluar tashmë është plasur. Bitcoin ka humbur gati 90% të vlerës që kishte 12 muaj më parë dhe vlera e sotme nuk i arrin dot 3400 dollarë.
I njëjti fat ka prekur edhe konkurrentët edhe pse jo të gjithë njësoj. Ethereum, Ripple, Litecoin në muajt e fundit e kanë humbur shumë vlerën.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.