“Çfarë të shohësh në…?” Harta evropiane për turizëm sugjeron natyrën dhe Rivierën shqiptarë

Sezoni veror ka startuar në Shqipëri prej muajit maj. Nga jugu në veri vendi dhe bizneset po bëhen gati për të pritur pushuesit brenda dhe jashtë vendit.
Por atë që ka specifikuar Harta Evropiane për Turizëm këtë sezon, në hartën e quajtur “Çfarë të shohësh në…”, është natyra dhe Riviera shqiptare.
Ndërsa për Kosovën vend tërheqës për turistët është Manastiri i Deçanit, Liqeni i Shkodrës është për Malin e ZI, ndërsa për Maqedoninë Kisha e Shën Gjonit.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.