Çfarë vendosi Bashkimi Europian për ndryshimin e orës?!

Parlamenti Europian ka mbështetur propozimin për të ndaluar ndryshimin e detyrueshëm të orës me një orë, i cila zgjat orët e ditës gjatë verës në mbarë BE-në. Ky propozim do t’i jepte çdo shteti anëtar një zgjedhje, ose për të mbajtur sistemin aktual të kohës së verës ose për të hequr ndryshimet e orës dy herë në vit. Sipas një direktivë të BE-së, të 28 shtetet aktualisht kalojnë në kohën e verës, të dielën e fundit të marsit dhe në kohën e dimrit, të dielën e fundit të tetorit. Ndërkohë deputetët dhe Komisioni theksojnë se shtetet duhet të bien dakord në zgjedhjet e tyre, për të minimizuar rrezikun e përçarjes ekonomike nga larmia e sistemeve të ndryshme të kohës.
Por cilat janë faktorët pro dhe kundra të kohës së verës?
Koha e kursyer e ditës ka qenë e detyrueshme në BE që nga viti 2001, me qëllim që të punojë më mirë tregu i brendshëm i saj dhe të ulë kostot e energjisë. Më pak ndryshime kohore, u argumentua, se kjo kohë do të lehtësonte tregtinë ndërkufitare dhe udhëtimin për në Bashkimin Europian. Orët shtesë të ditës gjatë verës mund të zvogëlojnë shpenzimet për ndriçimin artificial dhe të ndihmojnë aktivitetet e kohës së lirë në natyrë. Konsultimet dhe studimet shkencore sugjeruan se ndryshimet e orës kishin pasoja negative edhe në shëndetin e njerëzve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.