Christina Koch: Astronautja e Nasa-s vendos rekordin e ri femëror të hapësirës!
Anija kozmike ruse Soyuz që transportonte Koch, arriti me sukses të rikthehej në Tokë në një zonë fushore të Kazakistanit rreth orës 09:12 të ditës së sotme. Ajo kaloi 328 ditë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të mbajtur nga kolegia amerikane Peggy Whitson.
Qëndrimi i saj është vetëm 12 ditë më i shkurtër se rekordi amerikan i të gjitha kohërave i vendosur nga Scott Kelly, i cili ishte në ISS nga 2015-2016. “Jam shumë e emocionuar dhe e lumtur tani,” u tha ajo gazetarëve ndërsa ishte ulur jashtë kapsulës, menjëherë pasi preku mbi dëborë.
Koch tejkaloi rekordin 289-ditor të vendosur nga bashkëkombësja e saj amerikane Whitson më 28 dhjetor të vitit të kaluar. Por kthimi i saj në Tokë përcakton mundësi të reja për udhëtarët e ardhshëm të hapësirës.
Gjatë misionit të saj, Koch përfundoi 5,248 orbitat e Tokës dhe udhëtoi 223 milion km, ekuivalentin e 291 udhëtimeve të rrumbullakëta në Hënë nga Toka.
Ajo u kthye në Soyuz me dy anëtarë të tjerë të ekuipazhit, Astronauti Italian i Agjencisë Europiane të Hapësirës, Luca Parmitano dhe kozmonauti rus Aleksandër Skvortsov. (BBC)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.