Christina Vasak, ambasadorja e re e Francës në Shqipëri
Christina Vasak është ambasadorja e re e Francës në Shqipëri. Vasak pason në detyrë Bernard Fitoussin si përfaqësues rezident në Tiranë.
Një ditë më parë, presidenti i Republikës, Bujar Nishani pranoi Letrat Kredenciale të Ambasadores së Republikës Franceze.
Christina Vasak është diplomate karriere dhe para Shqipërisë ka mbajtur detyrën e përfaqësueses diplomatike të Francës në Holandë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.