‘Christine’ e piktorit që realizoi ‘Mona Lisën’ afrikane shitet në ankand për 1.1 milionë paund – Po çfarë fshihet pas saj?

Ben Enwonwu, njihet në botën e artit (kryesisht të pikturës dhe skulpturës) si ‘babai’ Modernizmit Afrikan si dhe për shkrirjen që i bënte traditave indigjene me teknikat dhe mënyrat e përfaqësimit perëndimor. Pas shitjes së “Mona Lisës së Afrikës”, çka përfaqësonte një princeshe Ife Tutu, për 1.2 milion paund vitin e kaluar, një tjetër vepër e autorit është shitur gjatë kësaj jave gjatë një ankandi të zhvilluar në Londër.
Piktura, e titulluar thjesht “Christine”, e përfunduar në vitin 1971, është e Christine Davis, një parukiere amerikane e cila u transferua në Lagos me burrin e saj britanik. Ajo arriti të krijonte më pas një miqësi shumë të ngushtë me piktorin nigerian dhe kjo pikturë u be e mundur të realizohej në më pak se një javë. Familja që dispononte këtë vepër e zbuloi rastësisht vlerën e saj në Google, si dhe rëndësinë e piktorit në fushën e artit mbarëbotëror.
Puna e tij ka ndikuar pa dyshim shumë artistë bashkëkohorë afrikanë. Ëndrra e Enwonwu për një botë ku arti afrikan të vlerësohet denjësisht ende jeton, dhe me rritjen e interesit ndërkombëtar në artin bashkëkohor afrikan, kjo ëndërr është më reale se kurrë më parë. (BBC)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.