Christine Lagarde dhe kthesa ‘spektakolare’ e saj lidhur me blerjen e bonove prej 750 miliardë eurosh
Christine Lagarde që në muajin e saj të katërt të presidencës në Bankën Qendrore Europiane, i bëri thirrje kolegëve të saj për të dhënë një stimul masiv, pasi në të kundërt vendi do të përballej me një krizë ekzistenciale. Me shfaqjen e pandemisë së Covid-19 qeveria filloi kufizimet në qarkullim dhe mbylljen e bizneseve, si masë parandaluese për përhapjen në masë të virusit, duke shkaktuar njëkohësisht recesionin më të thellë që vendi ka përjetuar në dekada, me tregjet e aksioneve në luhatje të vazhdueshme.
Lagarde hodhi një propozim për blerjen e bonove prej 750 miliardë eurosh të hartuar në vetëm 48 orë duke mos pasur asnjë garanci nëse ato do të miratoheshin. Ky propozim, erdhi fill pas katër javësh të jashtëzakonshme, ku Instituti i Shëndetit Publik paralajmëroi një rritje të numrit të të infektuarve në vend, e cila nënkuptonte një krizë totale ekonomike. Nisur nga kjo, Lagarde u detyrua të merrte masa drastike.
“Kthesa e Lagardit ka qenë mjaft spektakolare,” tha Peter Praet, ish-ekonomisti kryesor i Bankës Qendrore Europiane. “Ajo bëri një kthesë U dhe kaq të guximshme. Asnjëherë nuk mendoja se mund të kishim marrë vendime kaq shpejt në BQE.”
Banka Qendrore Europiane, në fund të shkurtit spekulonte se virusi do të shkaktonte një tronditje ekonomike, i cili parashikohej të ishte i përkohshëm dhe do kalonte lehtësisht, me mbështetjen e qeverisë nëpërmjet paketave fiskale.
Homologët e saj global ishin më energjikë. Kryetari i Rezervës Federale, Jerome Poëell sinjalizoi se ai ishte i gatshëm të ulë normat e interesit. Të hënën, OECD uli parashikimin e saj të rritjes globale, dhe Banka e Japonisë së bashku me atë të Anglisë deklaruan se do të bënin të njëjtën gjë nëse do të ishte e nevojshme. Fondi Monetar Ndërkombëtar, të cilin Lagarde e drejtoi para BQE-së, tha që ishte i gatshëm për të ndihmuar vendet, ndërsa G7 organizoi një takim për të diskutuar në lidhje me këtë çështje.
Presidentja Lagarde, premtoi “masa të përshtatshme dhe shumë të nevojshme për rreziqet me të cilat presin të përballen. Dhe nëse ajo nuk do të bënte të njëjtin premtim, njëlloj sikurse Draghi në 2012, vendi do të përballej me një tjetër krizë borxhi. Nisur nga kjo, stafi i BQE filloi të frikësohej nëse i kishin nënvlerësuar rreziqet që kjo pandemi sillte. Aksionet europiane dhe ato amerikane pësuan një rënie me më shumë se 7%.
Të Mërkurën, 11 Mars, në të njëjtën ditë kur Organizata Botërore e Shëndetit deklaroi virusin Covid-19 një pandemi, shumica e politikbërësve ranë dakord për një listë të gjerë të masave, duke përfshirë 120 miliardë euro blerje të bonove dhe fonde bujare për bankat që japin hua për kompanitë e dëmtuara nga virusi. Ndërkaq norma bazë e interesit u mbajt në pritje në minus 0.5%.
Në konferencën e saj për shtyp, Lagarde këmbënguli se “përgjigja duhet të jetë fiskale, para së gjithash”.
Lidhur me deklaratën e Lagarde, reagoi presidenti francez Emmanuel Macron duke thënë se BQE nuk po merrte masat e duhura ndërsa kryeministri italian, Giuseppe Conte tha se Banka Qendrore duhet të “mos pengojë politikbërjen por ta lehtësojë atë”.
Në një diskutim me udhëheqësit më 17 mars, Lagarde paralajmëroi se ekonomia e zonës euro mund të tkurret me 5% nëse bllokimi zgjat tre muaj. Ndërsa qeveritë po fillonin të zbulonin paketat individuale të stimulit deri atëherë, ishte e qartë që BQE do të duhej të vepronte përsëri.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.