Cilat janë zanatet më të kërkuara? – Mata: Interes të lartë për kurset profesionale, 35 % e studentëve janë me diplomë!
Afro 35 për qind e individëve që drejtohen për kualifikime në kurset profesionale, kanë mbaruar arsimin e lartë.
Në një intervistë për TV SCAN, Drejtoresha e Qendrës së Formimit Profesional nr.1 në Tiranë, Hanëme Mata, shprehet se interesi nga të diplomuarit është shumë i lartë dhe se këto kurse janë një trampolinë për integrimin në tregun e punës.
Qendrës së Formimit Profesional nr.1 në Tiranë ofron në total 42 kurse për të gjithë punëkërkuesit e papunë apo ata që duan të kualifikohen më tej, ndëkohë që interesi është shumë i lartë. Por cilat janë zanatet më të kërkuara?
Kurset kanë një kohëzgjatje mesatare 4-mujore dhe për punëkërkuesit e papunë të regjistruar në zyrat e punësimit ofrohen falas. Ndërsa për të interesuarit e tjerë, aplikohen tarifa modeste 3 mijë-7 mijë lekë.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.