Cilët janë 4 “gjyshërit” tetëdhjetë vjeçarë që bëjnë ende ‘ligjin’ në Piazza Affari

Edhe pse shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri, ata kanë një element të vetëm të përbashkët: kanë lindur të gjithë në vitet ’30, para luftës që sigurisht i bëri ata më të fortë se sa brezat e mëvonshëm. Me pak fjalë ja ku ndodhen ende në politikën aktuale italiane: Carlo De Benedetti (lindur në 1934), Leonardo Del Vecchio (1935), Luciano Benetton (1935), Silvio Berlusconi (1936). Të gjithë janë të përfshirë gjatë javëve të fundit në betejat financiare dhe industriale që po nxehin në mënyrë konstante Bursën.
Pa ata, ajo që mbetet nga Piazza Affari do të ishte sigurisht një vend më i mërzitshëm. Aq shumë sa që këto ditë analistët e rinj të bankave të biznesit italian dhe të huaj janë të detyruar t’i ndjekin nga pas, duke kërkuar prej tyre deklarata për skenarë të mundshëm mbi pasojat që lëvizjet e katër “djemve” tetëdhjetë vjeçar do të kenë në kompani të ndryshme të listuara bursë.
I fundit që u rishfaq në skenë ishte Carlo De Benedetti (85 vjeç) i cili, pasi la disa prej aksioneve të korporatave dhe detyrave të ndërmarrjeve djemve të tij vite më parë, befasoi me rikthimin e tij në Piazza Affari me ofertën për të marrë mbi 29.9% të Gedit të kryesuar nga Cir. Kompania mbajtëse e kryesuar nga djali i tij Rodolfo ka refuzuar ofertën, por mbetet ende për të parë nëse Inxhinieri do të heq dorë ose do të vlerësojë një propozim të ri.
Silvio Berlusconi nga ana tjetër, prapa skenave është nga ana e tij përfshirë së bashku me fëmijët e tij në sfidën e Mediaset, çështje që e ka nxjerrë atë në një duel të vazhdueshëm në Bursë. Ideja për ndërtimin e polit televiziv europian është me vlera industriale dhe Berlusconi-t janë duke u përpjekur të angazhohen me Prosiebensat-in gjerman, të cilit i kanë marrë tashmë gati 10% në Bursën e Frankfurtit.
Familja, ISee ndryshon: më pak kufizime, qasje më të lehtë dhe kohëzgjatje më të gjatë
Më pak i dukshëm në Bursë dhe më i rëndësishëm në një nivel industrial, është kthimi i 84-vjeçarit Luciano Benetton përsëri në krye të kompanisë së veshjeve pas eliminimit të tij nga listimet e Piazza Affari. Do të duhet më pak se një vit për të vendosur së bashku me degët e tjera të familjes Ponzano Veneto fatet e një grupi që kontrollon, ndër të tjera, Atlantia, Autogrill, Cellnex dhe ka disa prona të rëndësishme financiare si ato në Generali dhe Mediobanca.
84-vjeçari Leonardo Del Vecchio, i cili së fundmi ka përfunduar bashkimin shumë miliardë dollarësh midis Luxottica dhe francezes Essilor, ka vendosur të vazhdojë “ngjitjen” duke ju bashkuar kështu Berlusconit Fininvest dhe Edicionit Benetton.
Pyes veten nëse edhe Romedi i Carlo De Benedetti do të dëshirojë të futet në lojë. Dhe kush e di se çfarë roli do të ketë në lidhje “i ri” Ennio Doris (lindur në 1940), i cili do të hyjë në klubin e tetëdhjetëvjeçarëve vetëm në korrik të vitit të ardhshëm. Sipas analistëve të Citi, një përgjigje ndaj përparimit të Del Vecchio në Mediobanca mund të kalojë nga bashkimi midis vetë Mediobanca dhe Mediolanum të Doris. Dhe e Berluskonit. (ilsole24ore)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.