Cilët janë 4 skenarët kur Rusia mund të përdorë bombën atomike! Deklaratat e Medvedev për RBC
Rusia mund të përdorë bombën atomike. Kërcënimi bërthamor është kthyer në Perëndim, më shumë se 30 vite pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Që nga nisja e luftës në Ukrainë, Moska ka lënë të kuptohet shumë herë se është e gatshme që të bëjë gjithçka për atë që është cilësuar si “operacion ushtarak special”.
Dhe nëse NATO do të ndërhyjë, do të përballet mepasoja me të cilat nuk është përballuar më parë!
Domethënë, referimi i Vladimir Putin ka qenë eksplicit disa herë. Nese kjo do të konkretizohet realisht, mbetet për t’u parë por rusët po vazhdojnë e përmendin vazhdimisht kërcënimin bërthamor sikurse nuk ndodhte prej kohësh.
Armë reale apo instrument negociatash, edhe ish kryeministri rus, sot zëvëndëssekretar I Këshillit të Sigurisë Dmitry Medvedev ka nisur të flasë për bombën atomike dhe rastet se kur Rusia mund ta përdorë atë.
Sipas “Pravda Ucraina” që citon agjencinë ruse “Rbc”, Medvedev ka deklaruar se janë 4 rastet kur Moska mund të vendosë të përdorë armët bërthamore.
1-Nëse territoret e saj do të goditeshin direkt nga armë bërthamore. 2-Nëse armët bërthamore do të përdoreshin kundër aleatëve të saj. 3-Nëse do të kishte një pushtim të infrastrukturave kritike të saj që ka në fokus paralizimin e arsenalit bërthamor dhe 4-Në rast se do të ketë një akt agresioni kundër Rusisë dhe aleatëve të saj që mund të rrezikojë ekzistencën e vendit.
Marrë me shkurtime nga Fanpage.it/ Përshtati në shqip:SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.