Cilët kanë më shumë makina?! Tirana në vend të parë, Saranda në vend të fundit! Laçi ka më shumë se Vlora, Berati dhe Gjirokastra
Në mbarë vendin, në regjistrin e mjeteve aktive të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor janë 648 mijë e 343 mjete aktive të regjistruara. Referuar të dhënave të DPSHTRR-së, të përpunuara nga SCAN, rezulton se në vend të parë për numrin e mjeteve aktive janë Tirana dhe Durrësi, që janë edhe qytetet më të mëdha. Ndërkohë, në fund të listës është Saranda me 13 mijë e 901 mjete aktive.
Ndërkohë, në regjistrin e DPSHTRR-së së Laçit ka më shumë mjete aktive se në atë të Vlorës, Beratit apo Gjirokastrës.
Ndërsa në regjistrin e DPSHTRR-së së Shkodrës ka më shumë se në atë të Elbasanit e Korçës.
Në total në mbarë vendin janë 13 drejtori të Shërbimeve të Transportit Rrugor që përfshijnë sipas ndarjes disa qytete bashkë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.