Cili vend e feston i pari Vitin e Ri 2018? Po i fundit?
Anembanë botës shtetet janë përgatitur të mirëpresin Vitin e Ri 2018. Por Viti i Ri arrin në kohë të ndryshme për vende të ndryshme. Natyrshëm lind pyetja, cili vend do të hyjë i pari në vitin 2018, dhe në cilin vend Viti i Ri do të vijë i fundit?
Cili vend feston i pari Vitin e Ri?
Fishekzjarrët që shpërthen mbi portin e Sidneit simbolizojnë fillimin e festimeve të Vitit të Ri për shumicën e britanikëve.
Por mund t’ju habisë që të dëgjoni se Australia nuk është vendi i parë në botë për të mirëpritur Vitin e Ri.
Ishulli i vogël i Paqësorit, Tonga do të zgjohet në 2018 në orën 10:00 AM të orës lokale në 31 dhjetor – plotë tre orë para se të arrijë në Down Under, në Australi.
Ku do të arrijë 2018 i fundit?
Pas udhëtimit në të gjithë botën, Viti i Ri përfundimisht do të vijë në rreth të plotë – ose afër sa duhet.
Vendi ose vendet e fundit për të hyrë në 2018 do të jenë ishujt e vegjël të SHBA.
Ishulli i Bakerit dhe Howland do të përshëndesin Vitin e Ri në mesditën e 1 janarit.
E dyta nga fundi do të jetë Samoa amerikane në orën 11 – vetëm 558 milje nga Tonga, ku vendasit dhe vizitorët po festojnë 25 orë më parë. Kjo të jep mundësin për të fluturuar nga vendi në vend, për të festuar dy herë vitin 2018.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.