Çlirimi i ekonomisë nga korrupsioni – PD prezanton platformën. Sekuestro pasurive deri te kryeministri
Opozita ka prezantuar masat antimafja për çlirimin ekonomisë nga korrupsioni. Sipas kreut të saj, Lulzim Basha, është gati projektligji për pronarët e firmave dhe zyrtarët e përfshirë që vjedhin pasuritë publike përmes kontratave të paligjshme, PPP dhe lejeve.
Basha thekson se platforma e opozitës parandalon, heton dhe sekuestron të gjitha pasuritë e vëna përmes aferave korruptive dhe ja kthen ato qytetarëve.
Gjatë prezantimit të disa shembujve me abuzimet Deputeti i PD Florion Mima theksoi se në katër vite dëmi financiar në buxhet ka arritur në 463 milion euro dhe se për një afat më të gjatë kohor parashikohet të arrij deri në 2.2 miliardë euro.
Mekanizmit antimafja, sipas opozitës, do të mbrojë pasuritë publike dhe do të garantoj konkurrencën e lirë. Projektligji në fjalë pritet ti nënshtrohet një diskutimi të gjerë me grupet e interesit.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.