Çmime të reja për 4 produkte të shportës – Ibrahimaj: Bordet monitoruese do të funksionojnë deri sa të qetësohet situata
Bordi i monitorimit për ushqimet e shportës, së shpejti do të dalë me çmime të reja reference për 4 produkte, si mielli, vaji, orizi dhe sheqeri në mënyrë që të mos lejohen abuzime për qytetarët.
Në një dalje për mediat, Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj bëri me dije se situata po monitorohet hap pas hapi.
Sipas saj, bordet do të jenë funksionale deri sa të qetësohet konflikti Rusi-Ukrainë.
Ndër të tjera, Ministrja përeku edhe procesin e fiskalizimit, ku bëri me dije se deri më tani 81 për qind e biznesit të vogël kanë filluar procesin dhe pritet që deri në muajin Qershor, të gjitha subjektet të jenë të fiskalizuar. Ministrja u ndal edhe tek çmimi i energjisë elektike, ku siguroi se nuk do të ketë rritje.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.