Çmimet e banesave vazhdojnë të bien – Greqia renditet ne vendin e 9-të, si një ndër tregjet me të këqija
Greqia është një nga tregjet më të këqija përsa i përket pasurive të patundshme për 2017, duke u renditur në vendin e 9, me Tajlandën në vendin e 8-të, ndërkohë që çmimet vazhdojnë të bien, sipas Business Insider.
Bazuar në një analizë tremujore nga “Global Property Guide”, Business Insider ka bërë një listë të nëntë vendeve me rënien më të madhe të çmimeve të pasurive të paluajtshme në tremujorin e dytë të vitit 2017.
Çmimet e shtëpive në Greqi ranë 2.53% nga viti në vit në tremujorin e dytë të vitit 2017, pasi ranë me 1.55% në 2016.
Porto Riko është në krye të listës, me çmime që bien 9.59% në tremujorin e dytë të 2017. Vlen të përmendet se analiza u krye para stuhisë shkatërruese Maria.
Nga ana tjetër, pesë tregjet më të forta të pronës sipas të njëjtit studim janë Islanda (21.28% rritje), Hong Kong (+ 19.27%), Irlanda (+ 13.52%), Kanadaja, 08%) dhe Rumania (+ 8.87% , shkruan Business Insider.
Çmimet e shtëpive në Athinë kanë shënuar rënie të vazhdueshme që nga viti 2008.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.