Çmimet e importit në SHBA rriten me 0.5%
Çmimet e importit të SHBA –së u rritën më shpejt sa mund të pritej gjatë muajit shtator midis çmimeve të energjisë së ripërtërishme, por çmimet duke përjashtuar karburantet ishin të pandryshuara. Departamenti i Punës tha të premten se çmimet e importit u rritën me 0.5 për qind muajin e kaluar.
Kjo ishte rritja më e madhe që nga muaji maj si dhe ka pasur një rënie prej 0.4 për qind gjatë muajit gusht. Më parë, çmimet e importit kanë rënë me 0.6 për qind në gusht. Ekonomistët e anketuar nga Reuters kishin parashikuar se çmimet e importit do të rriteshin me 0.2 për qind në shtator. Gjatë 12 muajve deri në shtator çmimet e importit u rritën rreth 3.5 për qind, pas një rritjeje prej 3.8 për qind në 12 muajt deri në gusht.
Muajin e kaluar, çmimet për karburantet dhe lubrifikantët e importuar u rritën me 3.8 për qind, e cila shënoi rritjen më të madhe që nga muaji maj, pas rënies me 2.2 për qind në muajin gusht. Çmimet e ushqimeve u rritën me 2 për qind në shtator pas rritjes prej 0.3 për qind gjatë muajit të mëparshëm.
Duke përjashtuar lëndët djegëse dhe ushqimin, çmimet e importit ranë me 0.1 për qind muajin e kaluar pas një rënie me 0.2 për qind në gusht. Çmimet kryesore të importit u rritën me 1 për qind në 12 muajt e deri në gusht.
Dobësia në çmimet thelbësore të importeve ka të ngjarë të pasqyrojë forcën e vazhdueshme të dollarit. Dollari ka fituar më shumë terren gjatë këtij viti kundrejt monedhave të partnerëve kryesorë tregtarë. Forca e dollarit pritet të kompensojë disa nga një rritje të parashikuar të çmimeve, pasi administrata Trump po shkon drejt një presioni të vazhdueshëm tek importet kineze.
Presidenti i SHBA, Donald Trump imponoi tarifat mbi gati 200 miliardë dollarë të importeve kineze muajin e kaluar dhe më pas kërcënoi se do të vërë më shumë taksa nëse Kina do të hakmerrej. Të enjten, Trump paralajmëroi se do të bëjë ende punë për të mos dëmtuar ekonominë e Kinës.
Raporti gjithashtu tregoi se çmimet e eksporteve kanë mbetur të pandryshuara në shtator pas rënies prej 0.2 për qind në gusht. Çmimet për prodhimet bujqësore ranë me 1.4 për qind muajin e kaluar. Çmimet e eksporteve u rritën me 2.7 për qind në baza vjetore në shtator, pasi ka pasur një rritje prej 3.5 për qind në gusht.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.