Çmimet e naftës bien lehtë, prodhimi në SHBA përkeqëson përpjekjet e vendeve të OPEC
Çmimet e naftës u regjistruan në rënie të lehtë në sesionin e parë të kësaj jave, për shkak të rritjes së prodhimit në vendet jashtë OPEC.
Në nisje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 56.24 dollarëve për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane në 54.42 dollarë për fuçi.
Organizata e vendeve eksportuese dhe prodhues të tjerë përfshirë Rusinë kanë rënë dakord të ulin prodhimin me rreth 1.8 milionë fuçi në ditë, brenda gjysmës së parë të 2017-ës, për të ulur tepricën në treg dhe për të mbështetur çmimet.
Megjithatë, në Shtetet e Bashkuara prodhimi po rritet duke përkeqësuar përpjekjet e OPEC. Analistët thonë se Organizata mund të zgjerojë periudhën e reduktimit të outputit përtej gjysmës së parë të 2017-ës.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.