Çmimet e naftës, në rënie – Bllokimet e reja të pjesshme të Shanghait për COVID-19 nxitën shqetësimet e kërkesës

Çmimet e naftës ranë të Premten, por mbetën sërish në nivelet më të larta të tre muajve pasi frika mbi masat e reja të bllokimit të COVID-19 në Shangai tejkaloi kërkesën solide për karburante në Shtetet e Bashkuara, konsumatori kryesor në botë.
Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar Brent për gushtin ranë 33 cent, në 122.74 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e papërpunuar amerikane për korrikun ra me 29 cent, në 121.22 dollarë për fuçi.
Nafta ka vazhduar të tërhiqet në Azi, e nxitur nga frika e ngadalësimit të Kinës pasi testimi masiv i COVID-it u njoftua për Shangain këtë fundjavë. Megjithatë, sipas analistëve, çdo humbje do të jetë e kufizuar, pasi prodhimi i pakët i produkteve të papërpunuara dhe të rafinuara globalisht mbeten faktorë të fuqishëm mbështetës. Importet e naftës së papërpunuar të Kinës në maj u rritën me gati 12% krahasuar me një vit më parë, kur ishin të ulëta.
Ndërkohë, kërkesa për karburant në Shtetet e Bashkuara vazhdon të rrisë çmimet e naftës së papërpunuar. Analistët shprehen se sezoni veror në SHBA po regjistron rritje rekord të konsumit të benzinës dhe naftës. Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera janë angazhuar në një seri nxjerrje në treg të rezervave strategjike, por këto kanë pasur efekt të kufizuar, me rritjen shumë të ngadaltë të ofertës globale të naftës së papërpunuar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.