Çmimet e naftës në rënie – “Harvey” shkakton turbullira, kërkesa dobësohet
Çmimet e naftë në tregjet ndërkombëtare u regjistruan në rënie të lehtë gjatë orëve të para të sesionit të së enjtes, duke përforcuar kështu trendin e sesionit të djeshëm.
Stuhia Harvey ka shkaktuar turbullira në tregun e naftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pavarësisht se ka fshirë një të katërtën e prodhimit të naftës në vend, stuhia ka dëmtuar ndjeshëm edhe kërkesën, gjë që ka prodhuar edhe trajektoren aktuale të çmimeve.
Në çelje të sesionit të sotëm, Nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 50.74 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 46 dollarëve për fuçi.
Gjatë sesionit të djeshëm, nafta amerikane ra me rreth 0.8%, ndërsa benchmarku ndërkombëtar me rreth 2%.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.