Çmimet e naftës në rritje, SHBA shqetëson

Çmimet e naftës u regjistruan në rritje gjatë sesionit të parë të javës. Kjo vjen si pasojë e optimizmit që mbizotëron të tregje, paçka se, të dhënat që vijnë nga Shtetet e bashkuara të Amerikës vijojnë të kufizojnë avancimin e trajektores së çmimeve.
Në celje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 56.44 dollrëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 54.35 dollarëve për fuçi.
Të dy benchmarkët kryesorë janë luhatur mes një diference prej jo më shumë se 5 dollarësh për fuçi që prej muajit Nëntor, kur edhe u njoftua marrëveshja e shumëpritur mes OPEC dhe Rusisë për shkurtimin e prodhimit.
Janë pikërisht shtetet e bashkuara që nuk kanë lejuar një rritje më të madhe të çmimeve, nëpërmjet rritjes së prodhimit.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.