Çmimet e naftës – Rekord rezervash në SHBA, OPEC vazhdon “betejën”
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare u regjistruan në rënie gjatë sesionit të fundit të javës, duke përmbysur kështu trendin javor. Rënia vjen pas publikimit të të dhënave që tregojnë një rritje të rezervave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të shtatën javë me radhë.
Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 56.39 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 54.29 dollarëve për fuçi.
Vendet e organizatës eksportuese të naftës sëbashku me Rusinë janë dakordësuar të shkurtojnë prodhimin global të naftës me 1.8 milionë fuçi në ditë brenda gjysmës së parë të këtij viti.
Pavarësisht këtij angazhimi, tregu vijon të mos jetë i balancuar, për shkak të prodhimit të lartë në shtetet e bashkuara.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.