Çmimet e prodhimit në Eurozonë – Rriten me normën më të ngadaltë të vitit në Qershor

Çmimet e prodhimit në eurozonë janë rritur me normën më të ngadaltë të vitit gjatë muajit Qershor, duke treguar për një ngadalësim të mëtejshëm të çmimeve të konsumit më vonë gjatë vitit, tregojnë të dhënat e Eurostat.
Zyra e Statistikave e Bashkimit Europian raportoi se indeksi i çmimeve të prodhimit në 19 vendet e Eurozonës u rrit në 2.5% në Qershor me bazë vjetore, duke u ngadalësuar nga 3.4% në Maj dhe 4.3% në Prill.
Shifra për Qershorin ishte më e dobëta për këtë vit, duke treguar se presionet për rritje të çmimeve janë larguar, gjë që komplikon planet e Bankës Qendrore Europiane mbi nisjen e tkurrjes monetare.
Inflacioni bazë mbeti i pandryshuar në 1.3% për muajin Korrik, larg 2%-shi që preku në Shkurt.
Objektivi i Bankës Qendrore Europiane është pranë por poshtë 2%-shit. Eurostat vlerësoi një ngadalësim të inflacionit në industri dhe gjithashtu në treguesin bazë që përjashton çmimet e energjisë.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.