Çmimet e prodhimit në Kinë rriten në nivelin më të lartë në 9 vite prej lëndëve të para

Indeksi i çmimit të prodhimi në Kinë është rritur në nivelin më të lartë në 9 vite për muajin Shkurt ndërkohë që çmimet e çelikut dhe lëndëve të tjera janë rritur ndjeshëm.
Nga ana tjetër, çmimet e konsumit janë ngadalësuar më shumë se sa pritej prej çmimeve të ushqimit, duke mbetur poshtë objektivit të Qeverisë prej 3%.
Çmimet e hekurit dhe çelikut në Kinë rezultojnë në rritje prej kohësh, nxitur nga sektori i ndërtimit. Kërkesa e fortë e vendit për burime ka nxitur nivelin e çmimeve të lëndëve të para në të gjithë botën.
Indeksi i çmimit të prodhimit u rrit në 7.8% në Shkurt me bazë vjetore, ndërsa çmimet e konsumit u ngadalësuan në 0.8% për të njëjtën periudhë, raporton Zyra Kombëtare e Statistikave.
Në muajt e fundit Banka Qendrore e Kinës ka lajmëruar për një tkurrje të politikave monetare, duke rritur normën afat-shkurtër të interesit në tregjet e parasë, ndërkohë që autoritetet po fokusohen në përmbajtjen e rrezikut nga borxhi i madh.
Analistët thonë se tkurrja e politikave monetare do të nxitet më shumë prej shqetësimeve mbi riskun e kreditit se sa mbi përpjekjet për të arritur objektivat mbi inflacionin.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.