Çmimet e qeseve plastike do të dyfishohen në të gjitha dyqanet në Angli

Tashmë, blerësit do të duhet të paguajnë dyfish për qeset plastike në të gjitha dyqanet në Angli, bëri të ditur sekretari i mjedisit. Çmimi aktual i qeseve nga 5 paund do të rritet në 10 paund dhe ky çmim do të zbatohet në të gjitha dyqanet, jo vetëm tek shitjet me pakicë, bëri të ditur Michael Gove, i cili ka për qëllim uljen e konsumit plastik. Rreth 3.6 miliard qese me përdorim të vetëm furnizohen çdo vit nga shitësit më të vegjël të cilët janë të përjashtuar nga marrja e paketës prej 5 paund.
Organet tregtare që përfaqësojnë rreth 40,000 shitës të vegjël kanë nisur një qasje vullnetare në një pagesë prej 5p, por kjo përbën më pak se një të pestën e 253,000 ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të Anglisë. Ndryshimet, të cilat mund të hyjnë në fuqi në janar 2020, janë të përfshira në një konsultim i cili është nisur nga qeveria.
Në muajin gusht, Theresa Maj premtoi se do të bëhej një konsultim për ndryshimet në diskutim deri në fund të vitit pavarësisht kundërshtimit të raportuar nga Thesari dhe Philip Hammond. “Ngarkesa e qeseve plastike me një përdorim 5p ka qenë jashtëzakonisht e suksesshme në zvogëlimin e sasisë së plastikës që ne përdorim në jetën tonë të përditshme,” tha zoti Gove. Ndërkohë, shkollave u kërkohet t’i japin fund konsumit të plastikës me përdorim të vetëm deri në vitin 2022.
Sekretari i arsimit Damian Hinds u bëri thirrje drejtuesve të shkollave të ndalojnë përdorimin e artikujve të tillë si rripat plastike, shishet dhe paketimin e ushqimit në favor të alternativave sa më të qëndrueshme.
“Në vizitën time të parë në shkollë si sekretar i arsimit gati një vit më parë, pyetja e parë që më kërkoi një nga nxënësit ishte ajo se çfarë mund të bëjmë për të kufizuar dëmtimin e plastikës në mjedisin tonë”, tha ai. “Zvogëlimi i përdorimit të plastikës në mënyrë të qartë është një çështje e rëndësishme e cila vazhdon të kapë interesin dhe imagjinatën e të gjithëve në shoqëri”.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.