Çmimet e referencës – Doganat: Janë eliminuar 88 % e tyre

Komuniteti i biznesit prej vitesh ka kërkuar heqjen e çmimeve të referencës në dogana.
Altin Bozgo, Drejtor Juridik pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave u shpreh në një intervistë në TV SCAN se aktualisht janë hequr 88 për qind e çmimeve të referencave për mallrat që importohen nga vende të ndryshme. Sipas tij, edhe vendet europiane i aplikojnë këto çmime
Vetëm pak ditë më parë ishin përfaqësues të komunitetit të sipërmarrjes italiane që zhvillojnë aktivitetin ekonomik në Shqipëri, që kërkuan gjatë një forumi biznesi, heqjen e çmimeve të referencës për mallrat ë ndryshme.
Sipas tyre, në momentin që këto mallra shoqërohen me faturat e origjinës, nuk ka pse të aplikohen çmime reference.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.