Çmimet “godasin” kursimet/ Depozitat në lekë, 14 mld më pak në 4 muaj, rënia më e madhe prej 2007-ës!
Totali i depozitave në paranë e gjerë gjatë muajit prill të këtij viti fiksohet në 1.228 trilionë lekë, çka përkthehet në rreth 10.13 miliardë euro. Kjo shifër rezulton në rritje të lehtë, me 0.07% krahasuar me muajin mars të këtij viti, kur depozitat tkurreshin me 0.13% krahasuar me muajin shkurt. Por, pavarësisht rritjes së lehtë të depozitave në sektorin bankar, shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se, kjo tendencë nuk ka qenë e njëtrajtshme. Kështu, të dhënat e përpunuara nga “Scan Intel” tregojnë se totali i depozitave në sektorin bankar në monedhën vendase ka rënë lehtë gjatë muajit prill. Kjo rënie fiksohet pranë 0.63%, sinjalizojnë shifrat, duke regjistruar kështu muajin e tretë me radhë në rënie, pas marsit dhe shkurtit. Ndërkohë, muaji janar regjistronte një stanjacion, në rritje me vetëm 0.01% të depozitave në lekë.
Nëse i analizojmë shifrat edhe më në thellësi shohim se në 4 muajt e parë të këtij viti, rënia e depozitave në lekë në sektorin bankar është më e larta e regjistruar ndonjëherë, të paktën që prej vitit 2007, kur të dhënat janë publike. Gjatë prillit të këtij viti, rënia e depozitave në lekë krahasuar me muajin dhjetor të vitit të kaluar fiksohet pranë 14.3 miliardë lekëve, çka përkthehet në rreth 118 milionë euro më pak para të depozituara në banka. Këto të dhëna sinjalizojnë kështu se kriza e çmimeve ka dhënë efekt të ndjeshëm te individët apo bizneset të cilët i kanë të ardhurat e tyre në lekë. Depozitat në lekë në dhjetor të vitit të kaluar fiksoheshin në 552 miliardë lekë, ndërkohë që në prill të këtij viti kanë zbritur pranë 538 miliardë lekëve….Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.