Çmimet kanë “ngecur” – Luhatje minimale në tregje, OPEC dhe SHBA rrisin prodhimin

Çmimet e naftës u regjistruan në luhatje minimale gjatë sesionit të sotëm. Kërkesa e fortë është balancuar nga oferta e lartë që raportohet nga OPEC por edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ne çelje të sesionit të sotëm, Nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 48.32 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 45.92 dollarëve për fuçi.
Ekspertët shprehen se praktikisht çmimet kanë ngecur, pranë një niveli që do të jetë shumë e vështirë të thyhet. Angazhimi i OPEC për të balancuar tregun nëpërmjet shkurtimit të prodhimit ka dështuar të përmbushë pritshmëritë, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të prodhojnë me ritme rekord.
Në rast se, kërkesa në rang global nuk do të ishte fuqizuar, atëherë çmimet sot do të ishin bindshëm më të ulëta.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.