Çmimet luhaten lehtë – Në SHBA bien rezervat, shqetëson OPEC

Çmimet e naftës u regjistruan në luhatje minimale gjatë sezonit të sotëm, duke qëndruar shumë pranë nivelit të 50 dollarëve për fuçi. Të dy benchmarkët kryesorë kanë arritur të ruajnë fitimet e sesionit të djeshëm, kur të dhënat që flisnin për një rënie të rezervave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nxitën një marshim të çmimeve.
Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 49.68 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 47.09 dollarëve për fuçi.
Ekspertët shprehen se, tregjet nuk po e testojnë ende nivelin e 50 dollarëve për fuçi për shkak të shqetësimeve se, prodhimi i lartë nga vendet e OPEC do të prodhojë dobësi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.