Çmimet, rekord historik për tregtinë e jashtme – Gjatë marsit, 420 milionë euro mbi mesataren e 5 viteve të fundit!
Tregtia e jashtme vijon të raportojë terma rritje mjaft të larta, tregojnë shifrat më të fundit nga Instituti i Statistikave për Marsin. Por, kjo rritje duket të jetë efekt i drejtpërdrejtë i rritjes së çmimeve, duke qenë se treguesit kryesorë janë të shprehur në vlerë, dhe jo në volum. Kështu, shifrat zyrtare për Marsin tregojnë se eksportet e mallrave prekën shifrën e 48 miliardë lekëve gjatë marsit, në rritje me 50.4% krahasuar me marsin e një viti më parë dhe me 28% krahasuar me shkurtin. Edhe importet janë rritur ndjeshëm, duke prekur shifrën e 84 mld lekëve, në rritje me 29.7% në terma vjetorë dhe me 21.7% në terma mujorë. Defiçiti tregtar ndërkohë fiksohet në 36 mld lekë, në rritje si në terma mujorë ashtu edhe në terma vjetorë….Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.