Çmimi i energjisë – Nga fotovoltaikët 100 euro/MWh, nga era 76 euro/MWh
Në një kohë kur thatësira ka ndikuar në mënyrë të ndjeshme në uljen e prodhimit të energjisë elektrike në vendin tonë, e si rezultat është rritur edhe importi i saj kemi edhe vendosjen e çmimit për blerjen e energjisë elektrike të prodhuar nga burim e vogla gjeneruese fotovoltaike dhe për burimet e energjisë nga era.
Në sektorin e energjisë elektrike i është kushtuar një rëndësi e veçantë përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme si dielli dhe era.
Bordi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE), në mbledhjen e tij të datës 27.7.2017, mbasi shqyrtoi relacionin e drejtorive teknike, në lidhje me “Përcaktimin e çmimeve të blerjes së energjisë elektrike, të prodhuar nga burimet e vogla gjeneruese fotovoltaike me kapacitet të instaluar deri në 2 MW, dhe eolike me kapacitet të instaluar deri në 3 MW” ka vendosur këto çmime, Për vitin 2017, çmimi për të gjithë kontraktuesit e ndërtimit të impianteve të jetë: për burimet e energjisë PV (fotovoltaikët) në vlerën 100 euro/MWh, për burimet e energjisë nga era (eolike) 76 euro/MWh.
Ndërsa duke filluar nga viti 2018, për investimet në vijim, ERE, në bazë të grumbullimit të të dhënave, për sa i përket kostove reale të investimit, nëse rezultojnë të ndryshme nga parashikimet e VKM-së nr. 369, datë , “Për miratimin e metodologjisë për përcaktimin e çmimit të blerjes së energjisë elektrike të prodhuar nga burimet e vogla të rinovueshme nga dielli dhe era”, t’i propozojë MEI-t për përmirësimin dhe rishikimin e VKM-së.
Vendimi për çmimin e vendosur pritet të hyjë në fuqi pas një muaj , duke plotësuar kështu edhe afatin zyrtar të 30 ditëve të publikuar në fletoren zyrtare.
Entela Barjamaj/SCAN
Skema mbështetëse për prodhimin e energjisë nga era dhe dielli – Qeveria përcakton tarifat, ja kostot dhe potenciali
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.