Çmimi i energjisë u 10-fishua në bursa – Balluku: Vit i thatë, po blejmë në treg me 500 euro Megavatin, nga 52 Euro në 2021

Sipas Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, pritshmëritë për çmimet e energjisë në tregjet ndërkombëtare janë alarmante, ndërkohë që aktualisht Shqipëria po importon energji me çmim rreth dhjetë herë më të lartë se një vit më parë.
Ajo tha se një vit më parë çmimi u luhat në vlerat 42 apo 68 euro për megavat orë, ndërkohë që në janarin e këtij viti, çmimet mesatare në tregjet ndërkombëtare janë rreth 500 euro për Megavat orë.
Deri në prill të këtij viti, Parashikohet që qeveria të nxjerrë nga buxheti një shifër prej rreth 320 milionë euro për blerje energjie dhe mbrojtjen e konsumatorëve të vegjël e të mesëm nga rritja e çmimit.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.