Çmimi i gruri u rrit me 43% në tre muaj – Pasi oferta e shtrënguar globale mbështeti çmimet
Kontratat e së ardhmes së grurit në Çikago u lehtësuan të premten, megjithëse tregu ishte gati për një fitim të tretë mujor radhazi, pasi shtrëngimi i furnizimeve globale pas pushtimit rus të Ukrainës mbështeti çmimet. Misri arriti drejt një fitimi të pestë mujor pasi mbështetja buronte nga parashikimet për më shumë reshje shiu, të cilat do të vonojnë më tej mbjelljen në Perëndim të SHBA.
Sipas analistëve, çmimet e grurit nuk pritet të ulen, pasi po regjistrohen kufizime në ofertë, si dhe kërkesë efortë. Kontrata më aktive e grurit në Bordin e Tregtisë së Çikagos ka fituar pothuajse 8% në prill. Gruri tregtohej me rënie 0,2% me 10,83 dollarë për shinik, ndërkohë, çmimi i misrit është rritur 8.5% këtë muaj dhe soja 4.4%.
Pushtimi rus i Ukrainës ka frenuar eksportet e grurit nga rajoni i Detit të Zi, një furnizues kryesor. Përveç kësaj, ka shqetësime për motin e pafavorshëm që dëmton prodhimin e grurit dimëror në SHBA. Administrata Biden po i kërkon Kongresit të miratojë 500 milionë dollarë për sektorin e fermave, në një përpjekje për të tërhequr prodhuesit amerikanë të grurit që të dyfishojnë mbjelljet dhe të rrisë kreditë afatshkurtra për fermerët që kultivojnë kultura të caktuara bujqësore.
Shenjat e kërkesës së fortë për eksport shtuan mbështetjen për tregun e misrit. Eksportuesit raportuan shitjen e 1.088 milionë ton misër në Kinë, tha Departamenti i Bujqësisë i SHBA. Një raport javor tregoi se eksporti i misrit arriti në 1.710 milionë ton, 35% më shumë se një javë më parë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.