Çmimi i grurit, niveli më i lartë dyjavor – Si pasojë e shqetësimeve për konfliktin në Ukrainë dhe motin në SHBA

Çmimi I grurit në Bursën e Çikagos u rrit në nivelin më të lartë në më shumë se dy javë dhe misri afër nivelit të lartë pesëjavor, si pasojë e shqetësimeve të vazhdueshme për konfliktin Rusi-Ukrainë që vazhdon të pengojë eksportet nga Deti i Zi.
Ndërsa dërgesat e Detit të Zi nga eksportuesit kryesorë të grurit Ukraina dhe Rusia mbetën të bllokuara, duke shtrënguar më tej furnizimet globale, në qendër të vëmendjes tani është prodhimi i grurit dimëror në fushat e SHBA-së, ku fermerët përballen me rreziqe nga thatësira.
Kontrata më aktive e grurit në Bordin e Tregtisë së Çikagos (CBOT) u rrit me 1.8% në 11.08 dollarë për shinik, pak pasi preku nivelin 11.09 dollarë, më e larta që nga 24 marsi.
Departamenti Amerikan i Tregtisë vlerësoi 32% të grurit dimëror të SHBA-së në gjendje të mirë deri në të shkëlqyer, dy pikë përqindjeje më shumë se një javë më parë dhe mbi një mesatare të pritjeve të analistëve. Megjithatë, ky është ndër vlerësimet më të dobëta të regjistruara për këtë periudhë të vitit në mes të thatësirës. Rreth 69% e të korrave të grurit dimëror të SHBA-së ishte në një zonë që përjetonte thatësirë që nga 5 prilli.
Kontrata e misrit fitoi 0,9%, në 7,71 dollarë për shinik, duke qëndruar pranë nivelit maksimal pesëjavor prej 7,78 dollarësh. Çmimet e misrit u mbështetën nga disa shitje në Kinë dhe çmimeve të larta të naftës bruto.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.