Çmimi tavan i naftës dhe benzinës shkon në 211 lekë/litri – Ulet me 6 lekë për litër në krahasim me vendimin e mëparshëm

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Ministrja e Financës dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj ka bërë me dije se Bordi i Transparencës ka vendosur sërish çmimet e reja për tregtimin me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit në mbledhjen e tij të radhës.
Aktualisht:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 211 lekë/litri, ndërsa i shitjet me shumicë 206 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 të jetë 211 lekë/litri,ndërsa i shitjet me shumicë 206 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 93 lekë/litri me pakicë për automjetet, duke mbetur i pandryshueshëm nga mbedhja e fundit e bordit.
Këto çmime do të jenë të vlefshme për periudhën 15-16 mars 2022, pas kësaj bordi do të rimblidhet nesër për të bërë me dije pasqyrimin e çmimeve të shitjes.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Nortmativ.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.