Çmimi i ujit sërish rritje/Shani: Ka ende hapësira. PD: Pikëpyetje për metodologjinë
Referuar situatës aktuale, ka ende hapësira për rritje tarifash për ujin e pijshëm”. Deklarata është bërë nga kreu i Entit Rregullator të Ujit, Ndriçim Shani, i cili ishte i ftuar në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese për raportin vjetor të institucionit që ai drejton.
Po ashtu, Shani bëri me dije se 7 shoqëri kanë aplikuar tashmë për rishikim tarifash.
Deputetët e opozitës ngritën pikëpyetje mbi metodologjinë që përdoret për caktimin e tarifave të reja, ndërsa Shani tha se INSTAT është institucion i besueshëm.
Kreu i ERRU foli dhe për rritjen e çmimit të ujit në Tiranë, të cilin e konsideroi si vendim të domosdoshëm, ndërsa shtoi se për arritjen e objektivave do të jetë e nevojshme edhe një rritje e dytë.
Megjithatë, ai tha se tarifat e reja mund të anulohen, në rast se nuk mbahen premtimet. Qeveria shqiptare ka nisur një aksionin për rikthimin e ligjshmërisë në konsumin e ujit, ndërkohë që për periudhën nëntor-shkurt janë arkëtuar rreth 227 milion lekë.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.