Coeure “përmbys” kursin – Deklaroi se, lehtësimi do të vazhdojë, euro bie
Politikat monetare akomoduese të Bankës Qendrore Europiane do të qëndrojnë të tilla për një kohë më të gjatë se në rastet e ngjashme më parë, duke kufizuar për rrjedhojë edhe impaktin negativ të shtrenjtimit të Euros, deklaroi një ndër zërat më aktiv brenda institucionit me bazë në Frankfurt, Benoit Coeure.
Këto komente prakikisht thonë se, politikbërësit e institucionit nuk janë të shqetësuar për rritjen e euros me 14% ndaj dollarit amerikan, paçka se, mario Draghi pak ditë më parë e shprehu haptazi shqetësimin.
“Me rimëkëmbjen e ndjeshme në Eurozonë, që po merr shtysë kryesisht nga kërkesa e brendshme, forcimi i euros do të ketë një impakt më të vogël në terma e rritjes ekonomike, sesa në rastet e mëparshme, si psh depresioni i madh”, shtoi Benoit Coeure.
Pavarësisht kësaj, ai paralajmëroi se, luhatjet drastike në kursin e këmbimit mund të gjenerojnë pasoja të padëshiruara në kushtet financiare dhe në normën e inflacionit. Pas deklaratave të Coeure, euro ra nën nivelin e 1.20 dollarëve.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.