Comcast prezanton shërbimin e ri për Wi-Fi, teksa rritet numri i pajisjeve të lidhura

Comcast lançoi të hënën një shërbim të ri të bazuar në teknologjinë cloud, i cili lejon përdoruesit të kontrollojnë dhe monitorojnë përdorimin e tyre Wi-Fi.
Shërbimi do të quhet XFi dhe ndër të tjera lejon të ndërrosh emrin dhe passwordin e ëireless-it sipas dëshirës në çdo kohë, lejon të fikni pajisjet e fëmijëve kur vjen orari i gjumit dhe të merren me problemet e Wi-Fi nga celularët, televizorët apo një website.
XFi vjen tërësisht falas për 10 milionë përdoruesit e Comcast Xfinity, në përpjekje për të patur konsumatorë më besnikë.
Sipas kompanisë me qendër në Philadelphia, shërbimi vjen në një kohë kur klientët e tyre po lidhin gjithmonë e më tepër pajisje me internetin në shtëpi. Sipas tyre, deri në vitin 2020, amerikanët do të kenë një mesatare prej 50 pajisjesh të lidhura në shtëpinë e tyre.
Gjithashtu, raporti mes shërbimeve TV-Video dhe Internet po shkon në favor të përdoruesve të internetit, kjo falë edhe shërbimeve IPTV si Netflix. Në 2016-ën, Comcast kishte 24,7 milionë përdorues të internetit me shpejtësi të lartë dhe 22,5 milionë klientë video.
Biznesi i internetit në shtëpi i Comcast u rrit me 10,1% në tremujorin e parë të vitit. Sipas drejtuesve të kompanisë, gjysma e ankesave të klientëve vijnë për shërbimin Wi-Fi, ndaj lindi dhe nevoja për XFi.
‘Duam që lidhja brenda në shtëpi të jetë po aq e mirë sa lidhja që shkon në shtëpi’, thotë kompania.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.